Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Scaloni vërshohet nga ofertat

Lionel Scaloni

Lionel Scaloni mund të largohet nga posti i trajnerit te Argjentina pas përfundimit të Kupës së Botës “Katari 2022”.

Mediumet argjentinase kanë raportuar të premten se Scaloni është vërshuar nga ofertat prej klubeve të Evropës, të cilat po mundohen ta bindin për të marrë drejtimin e tyre.

Suksesi i Scalonit me Argjentinën, ka bërë që ai të jetë njëri prej trajnerëve më të kërkuar në tregun e futbollit.

Scaloni prej vitit 2019 është në krye të Argjentinës dhe ka kontratë deri në vitin 2026, por pas turneut të Katarit, ai do të ulet për të biseduar me drejtuesit e federatës.

Nën drejtimin e Scalonit, Argjentina tashmë e ka fituar Copa American dhe ka arritur në finale të këtij Botërori.

Edhe Selektori i Argjentinës shpërthen në lot në konferencë për shtyp Botërori 2026 5 d. më parë Selektori i Argjentinës shpërthen në lot në konferencë për shtyp

Në ndeshjen finale që luhet të dielën në stadiumin “Lusail”, Argjentina do të përballet me Francën.

Argjentina është në kërkim të titullit të parë të botës prej vitit 1986.