Lionel Scaloni do të arrijë ndeshjen e 100-të si trajner i Argjentinës të premten kundër Kepit të Gjelbër. Deri më tani, ai ka 99 ndeshje si përzgjedhës i Argjentinës, duke u mburrur me 72 fitore. Nën drejtimin e Scalonit, Argjentina ka 18 barazime dhe vetëm nëntë humbje.
Scaloni mori drejtimin e Argjentinës pas Botërorit 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Kupën e Botës katër vjet më parë. Argjentina synon ta mbrojë titullin.
Scaloni me Argjentinën ka kontratë deri në fund të këtij viti. Nuk ka raportime nëse do të mbetet apo do të largohet nga Argjentina pas Kupës së Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.