Real Madridi ka nisur bisedimet me trajnerin fitues të Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Scaloni.
Argjentinasi 47-vjeçar është një nga kandidatët kryesorë për ta drejtuar Realin nga edicioni i ardhshëm.
Lajmin është publikuar në mediume të ndryshme spanjolle.
Scaloni do ta drejtojë Argjentinën në Kupën e Botës që mbahet pas disa javësh në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ai me Federatën e Futbollit të Argjentinës ka kontratë deri në fund të vitit. Një largim pas Kupës së Botës është i mundshëm.
Katër vjet më parë, Scaloni e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të botës në Katar. Scaloni e drejton Argjentinën nga viti 2017.