Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampdoria transferon ish-sulmuesin e Realit e PSG-së

Sampdoria ka konfirmuar transferimin e ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, Jese Rodriguez.

Jese është transferuar te klubi i elitës së futbollit italian si futbollist i lirë.

Ai u zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit italian të premten.

29-vjeçari e ndërpreu kontratën me skuadrën turke Ankaragucu në muajin janar, ndërsa do të jetë pjesë e Sampdorias deri në fund të edicionit.

Jese është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Edhe Rodriguez do t’i bashkohet Sampdorias Sport Rodriguez do t’i bashkohet Sampdorias

Shënoi 18 gola në 94 paraqitje në La Liga me gjigantin spanjoll.

Dy gola të realizuar i pati te PSG-ja në 18 ndeshje të luajtura.