Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, Jese Rodriguez, do ta vazhdojë karrierën në futbollin italian. 29-vjeçari do t’i bashkohet Sampdorias, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje.
Rodriguez te Sampdoria do të transferohet si lojtar i lirë dhe do të prezantohet pasi t’i përfundojë kontrollimet mjekësore.
Ai me ekipin italian pritet të firmosë kontratë deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit.
Prej muajit janar, Rodriguez është lojtar i lirë pasi ka shkëputur kontratën me ekipin nga Turqia, Ankaragucu.