Mesfushori Adriatik Salihi është futbollisti i radhës që në moshë të re fiton kontratë profesionale me një klub të Zvicrës.
Salihi 16-vjeçar, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e Servettes, që bën gara në elitën e futbollit të Zvicrës.
Faqja zyrtare “SBE Management AG” e ka bërë publik lajmin të mërkurën gjatë ditës.
“Salihi fiton kontratën e parë profesionale falë punës së madhe dhe të arriturave. Salihi nënshkruan kontratë me Servetten deri në vitin 2023. I dashur Adriatik, jemi shumë të lumtur për ty dhe shumë krenar për zhvillimin tënd”, thuhet në njoftim.
Salihi ka zhvilluar katër ndeshje me Zvicrën U17. Me Servetten në këtë edicion ka luajtur në dy ndeshje.