Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tairi nënshkruan kontratë profesionale me Hoffenheimin

Zidan Tairi

Talenti 17-vjeçar i Hoffenheimit, Zidan Tairi, ka nënshkruar kontratë profeisonale me skuadrën e Bundesligës gjermane.

Tairi që është mesfushor me tipare sulmuese, e që përfaqëson të rinjtë e Zvicrës, do të jetë i lidhur me klubin e elitës gjermane deri në qershor të vitit 2028.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga vera e vitit të ardhshëm, ai do të jetë pjesë e ekipit profesionist të Hoffenheimit.

Tairi po ka suksese me të rinjtë e Hoffenheimit, dhe të enjten erdhi gëzimi i dytë për të.

Hoffenheimi U19 e siguroi avancimin në 1/8 e finales së “UEFA Youth League”, pas fitores 5:1 ndaj Shakhtar Donetskut. Tairi e shënoi golin e parë të asaj ndeshjeje.

Tairi te Hoffenheimi u transferua nga Zurichu para dy vjet e gjysmë.

Në nëntorin e vitit të kaluar, “Blicku” e renditi atë në mesin e pesë talenteve më të mëdha të Zvicrës.