Sulmuesi i Newcastle Unitedit, Allan Saint-Maximin, dëshiron që në skuadër si bashkëlojtar ta ketë shokun e ngushtë, Marcus Thuram.
Saint-Maximin e njeh mirë sulmuesin e Borussia Muenchengladbachut dhe Francës.
Kontrata aktuale e sulmuesit që luajti në Botëror, Thuramit, skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
“Ai është lojtar i madh dhe shpresoj që ta kem këtu. Po, të jem i sinqertë, kam biseduar me të”, ka thënë Saint-Maximin për gazetën “Shields”.
“Për mendimin tim, ai është lojtar i madh. E njoh atë djalosh për kohë të gjatë. Kam luajtur me të kur ishim shumë të rinj. Ia njoh familjen. Ka prindër të shkëlqyer dhe është djalosh i jashtëzakonshëm”, është shprehur ai.