Allan Saint-Maximin mund largohet gjatë kësaj vere nga Newcastle Unitedi.
“Daily Mail” ka bërë të ditur se për shërbimet e sulmuesi të krahut interesim kanë shprehur dy skuadra angleze.
Tottenhami dhe Chelsea janë ekipet e interesuar për francezin. 25-vjeçari thuhet se është i hapur për të ndërruar skuadër këtë afat kalimtar.
Newcastle për ta liruar francezin po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Allan Saint-Maximin ka kontratë me Newcastlen deri në vitin 2026.