Milani ka nisur negociatat me Newcastle Unitedin për sulmuesin francez, Allan Saint-Maxim ka njoftuar të mërkurën “Calciomercato”.
Mësohet se Milani po e kërkon huazimin e 25-vjeçarit deri në fund të sezonit me opsionin e blerjes së kartonit të tij në verë.
Saint-Maxim ka humbur vendin e titullarit këtë edicion tek ekipi anglez dhe është i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Itali.
Ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 12 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez.
Saint-Maxim ka kontratë me Newcastlen deri në vitin 2026, ndërsa ekipit anglez iu bashkua në vitin 2019 nga Nice.
Artikuj të ngjashëm