Interi ka hyrë seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e talentit të Nicet, Khephren Thuram.
Nëse Khephreni transferohet te kampioni i Italisë, ai do të bashkohej në skuadër më vëllain, Marcus Thuramin.
Sulmuesi ishte transferuar tek Interi në verën e vitit të kaluar si futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Borussia Moenchengladbachun.
Nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi, ai shënoi 15 gola dhe dhuroi 14 asistime në edicionin debutues.
“Corriere dello Sport” të shtunën ka shkruar se mesfushori Thuram mund të arrijë tek Interi në verën e vitit të ardhshëm, po ashtu si futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Nicen.
Khephren dhe Marcus janë djemtë e legjendës së futbollit francez, Lilian Thuram.