Sulmuesi Marcus Thuram ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Milanit për t’iu bashkuar Interit, ekip me të cilin ka synime të mëdha. Në një intervistë për kanalin e klubit italian, Thuram ka pranuar se ëndërron ta fitojë titullin e kampionit në Serie A në edicionin 2023/24.
Thuram iu bashkua Interit gjatë kësaj vere si lojtar i lirë dhe tek ekipi italian po shihet si përforcim i madh për sulmit.
Ai do të jetë partner i kapitenit Lautaro Martinez, ndërsa ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar ekipin që të ketë rezultate të mira dhe suksese.
25-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa në katër edicionet e fundit ka luajtur në Bundesligë te Borussia Moenchengladbachu. Edicionin e shkuar, ai shënoi 16 gola dhe bëri 7 asistime në të gjitha garat.