Sulmuesi Marcus Thuram pritet t’i prijë sulmit të skuadrës së Milanit prej edicionit të ardhshëm. “Calciomercato” të martën ka raportuar se Milani po llogaritet favorit për transferimin e Thuramit këtë verë. Thuhet se Milani ka në parim marrëveshje me francezin, e cila pritet të finalizohet brenda këtij muaji.
25-vjeçari te Milani do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachut.
Thuram me Milanin pritet të firmosë kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e pestë, ndërsa ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germainit. Ai ka luajtur në kampionatin gjerman prej vitit 2019 dhe në edicionin e fundit, ka treguar formë të mirë ku ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 7 herë në të gjitha garat. Thuram ka edhe 10 paraqitje për Francën.