Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi favorit për Thuramin

Sulmuesi Marcus Thuram pritet të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm.

“Calciomercato” njofton të premten se Interi ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera që janë të interesuara për francezin, i cili në verë do të mbetet lojtar i lirë.

Mësohet se Interi i ka ofruar Thuramit kontratë katërvjeçare me një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh për ta joshur që të transferohet në Itali.

Thuram aktualisht është pjesë e Borussia Moenchengladbachut por do të largohet nga ekipi gjerman në fund të sezonit pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

25-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola për Gladbachun, ekip për të cilin luan prej vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm