Interi ka konfirmuar transferimin e sulmuesit francez, Marcus Thuram.
Thuram do të kalojë te skuadra e Interit si futbollist i lirë. 25-vjeçari ishte futbollist i Moenchengladbachut, ndërsa në edicionin e kaluar ai shënoi 16 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 32 paraqitje. Por në këtë afat kalimtar të verës, ai nënshkroi kontratë me “nerazzurrët”, deri në vitin 2028.
Mediat italiane kanë raportuar se ai do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon.
Në përgjithësi me skuadrën e Borussia Moenchengladbachut, Thuram ka realizuar 44 gola në 134 paraqitje.
Pjesë e skuadrës gjermane ka qenë prej vitit 2019. Debutoi edhe me Francën në vitin 2020, ndërsa ka luajtur në 10 ndeshje, por nuk ka shënuar gol.