Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi ka besim të madh në Thuramin

Marcus Thuram e ka nisur me gol aventurën e re tek Interi dhe ka shënuar edhe me Francën javën e kaluar.

Kjo ka dhënë sinjale pozitive për trajnerin Simone Inzaghi, që ka besim të madh në sulmuesin francez.

Thuram, 26-vjeçar, iu bashkua “nerazzurrëve” si futbollist i lirë në muajin korrik, pasi i skadoi kontrata me Borussia Moenchengladbachun.

Thuram me Interin ka regjistruar edhe tri asistime në tri paraqitjet e para në Serie A.

Vlerësohet se do të jetë një prej lojtarëve më të rëndësishëm tek Interi në vitet e ardhshme.