Emir Sahiti ka shënuar gol të bukur të martën për Hajdukun e Splitit.
Sahiti e shënoi golin në minutën e 92-të në ndeshjen që Hajduku e fitoi 2:0, në kuadër të 1/8 të Kupës së Kroacisë kundër Jadranit.
Sulmuesi kosovar u inkuadrua në minutën e 58-të.
Hajduku u kualifikua në çerekfinale të Kupës.