Emir Sahiti ka shënuar një gol dhe një tjetër ka asistuar në fitoren 3:1 të Hajdukut të Splitit ndaj Osijekut.
Sahiti shënoi golin e parë në minutën e 10-të, ndërsa asistoi për golin e realizuar në minutën e 79-të.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 16-të të elitës së futbollit të Kroacisë.
Sahiti u paraqit gjatë gjithë takimit.
Për sulmuesin 23-vjeçar është goli i tretë i shënuar në 14 ndeshje.