Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asistim nga Sahiti në fitoren e Hajdukut

Skuadra e madhe kroate, Hajduku i Splitit, e ka fituar me rezultat minimal ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë të elitës së Kroacisë.

Hajduku i Splitit të mërkurën në mbrëmje fitoi 1:0 në udhëtim tek Osijeku, ndërsa Emir Sahiti ka kontribuuar me asistim.

Sahiti 24-vjeçar, që ka realizuar edhe katër gola në 18 paraqitje në të gjitha garat, asistimin e parë të edicionit e ka bërë në minutën e 42-të.

Ai përfitoi nga një gabim i kundërshtarit dhe pasoi për Marko Livajan që realizoi golin e fitores.

Sahiti luajti deri në minutën e 68-të, kurse Leon Dajaku deri në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Hajduku del i pari në tabelë me 30 pikë, tri më shumë se Rijeka që ka një ndeshje më pak të luajtur.