Leon Dajaku ka bërë asistim vendimtar në fitoren e Hajdukut të Splitit përballë Rudeshit.
Hajduku të shtunën në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e futbollit të Kroacisë, fitoi 1:0 në shtëpi.
Dajaku asistoi në golin e fitores dy minuta pas pushimit.
22-vjeçari hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe iu desh vetëm një minutë lojë për të lënë gjurmë në këtë ballafaqim. Ai ka edhe dy gola të shënuar në kampionatin aktual.
Emir Sahiti te vendësit luajti deri në minutën e parë të kohës shtesë.
Edhe
Hajduku fiton thellë, Dajaku kontribuon me asistim
Rijeka dhe Hajduku i prijnë tabelës me nga 27 pikë.
Rudeshi i fundit ka tri pikë.