Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Hat-trick” i asistimeve nga Emir Sahiti

Emir Sahiti ka pasur paraqitje brilante të dielën mbrëma për Hajdukun e Splitit. Sahiti bëri plot tri asistime në fitoren 4:0 të Hajdukut ndaj Slaven Belupos. Ndeshja i takoi xhiros së 22-të të kampionatit kroat.

Sahiti asistoi në tre gola në pjesën e dytë, ndërsa la fushën në minutën e 71-të.

U zëvendësua nga Leon Dajaku. “Paraqitje brilante e Sahitit”, ka shkruar mediumi kroat Sportske Novosti.

Hajduku po lufton për titull me Rijekën dhe Dinamo Zagrebin.