Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sahiti shënon gol të bukur në fitoren e Hajdukut

Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti, ka shënuar gol të bukur në fitoren e Hajdukut të Splitit. 

Hajduku të dielën fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Istras, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës kroate. Sahiti shënoi për 1:0 në minutën e 16-të, duke goditur bukur.

Ai luajti deri në minutën e 88-të. Leon Dajaku po ashtu startoi te Hajduku, ndërsa la fushën në minutën e 66-të.

Sahiti tani ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje kampionale. Hajduku është lider me 36 pikë.

VIDEO