Hajduku i Splitit ka fituar edhe në xhiron e 15-të të elitës së futbollit të Kroacisë.
Gjurmë në këtë ballafaqim ka lënë sërish Emir Sahiti.
Hajduku i Splitit fitoi 3:1 ndaj Varazhdinit, ndërsa mesfushori me tipare sulmuese asistoi për ndeshjen e dytë rresht.
Sahiti në minutën e 67-të asistoi në golin për 3:0.
Sahiti ka dy gola e dy asistime në edicionin aktual në Kroaci, ndërsa e kompletoi ndeshjen e fundit.
Mbrojtësi Jorgo Pëllumbi luajti në tërë ndeshjen për mysafirët.
Hajduku është i pari në tabelë me 33 pikë pas 15 ndeshjeve.
Artikuj të ngjashëm