Sport

Sahiti me supergol kontribuon në fitoren e Hajdukut

Emir Sahiti ka shënuar supergol në fitoren që skuadra e Hajdukut të Splitit e shënoi të shtunën në shtëpi kundër Varazhdinit.

Hajduku fitoi me rezultatin 2:0 përballë Varazhdinit në ndeshjen që i takoi xhiros së 30-të të elitës së futbollit të Kroacisë.

Futbollisti i Kosovës, Sahiti, në minutën e 65-të u shmang shumë mirë nga një futbollist dhe më pas me të jashtmen e dërgoi topin prapa shpinës së portierit kundërshtar.

Ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të kampionatit kroat, derisa ka edhe tri asistime.

Ai u zëvendësua vetëm katër minuta pasi shënoi, ndërsa Elvis Letaj u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t.

Jorgo Pëllumbi kompletoi ndeshjen te mysafirët, kurse Agon Elezi luajti nga minuta e 71-të.

i Splitit është në pozitën e dytë me 57 pikë, dhjetë më pak se liderja Dinamo e Zagrebit.

Varazhdini ka 39 pikë në pozitën e gjashtë.