Emir Sahiti ka pasur paraqitje të mirë për Hajdukun e Splitit në Kupën e Kroacisë.
Sahiti me Hajdukun të mërkurën mposhtën në udhëtim skuadrën Gornja Vrba me rezultatin 6:0, për të kaluar në 1/8 e finales së Kupës kroate.
24-vjeçari Sahiti në minutën e 43-të asistoi për sulmuesin Ivan Dolçek.
Golit iu gëzua në minutën e dytë të kohës shtesë, kur realizoi me gjuajtje të saktë nga afërsia.
Për të ishin asistimi dhe goli i parë i këtij edicioni.