Hajduku i Splitit fitoi 5:0 ndaj Varazhdinit në çerekfinale të Kupës së Kroacisë në futboll. Me fitoren e së martës mbrëma në “Polud”, Hajduku kaloi në gjysmëfinale të Kupës.
Leon Dajaku startoi te Hajduku, ndërsa Emir Sahiti u pushua.
Në gjysmëfinale kaloi edhe Lokomotiva e Zagrebit, që fitoi 1:0 ndaj Osijekut. Edhe te Lokomotiva paraqiten disa futbollistë shqiptarë.