Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadik shënon golin e fitores për Doxan

Berat Sadik ka shënuar golin e fitores në fundin e ndeshjes për skuadrën e Doxas në kampionatin qipriot.

Sadik me Doxan të enjten mposhtën skuadrën e Nicosias me rezultatin 1:0.

Sulmuesi 36-vjeçar golin e fitores e realizoi në minutën e 90-të të ndeshjes.

Ai e kompletoi këtë ballafaqim, derisa goli i shënuar nga ai ishte i katërti i këtij sezoni.

Doxa po luan në grupin për mbetje në elitën e futbollit të Qipros.