Sulmuesi shkupjan, Berat Sadik, ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Qipros.
Sadik 37-vjeçar, realizoi në minutën e 26-të, në disfatën që skuadra e tij Doxa e pësoi në shtëpi nga Omonia të dielën, në kuadër të xhiros së gjashtë. Sadik luajti deri në minutën e 60-të. Doxa është në vendin e fundit pa pikë në gjashtë ndeshje.
Omonia në pozitën e dytë ka 12 pikë, dy më pak se lideri Anorthosis.
Artikuj të ngjashëm