Sulmuesi Berat Sadik ka shënuar dy gola të premten mbrëma për Doxan në elitën e futbollit të Qipros.
Doxa mposhti Achnasin me rezultatin e thellë, 6:3, në ndeshjen e xhiros së 40-të.
Sadik realizoi në minutën e 17-të për 2:0, dhe në minutën e 56-të për 3:1 shënoi nga penalltia.
Ai luajti deri në minutën e 80-të.
Sulmuesi shkupjan, 37-vjeçari Sadik, ka tri gola të realizuar në elitën qipriote.
Skuadra e tij po lufton për mbijetesë.
Ka 35 pikë në vendin e 12-të.
Artikuj të ngjashëm