Vedat Muriqi ka kontribuar me një gol në fitoren e skuadrës së Fenerbahçes.
Fenerbahçe e mposhti Alanyasporin me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit turk.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në lojë u inkuadrua në minutën e 81-të, kurse gjashtë minuta më pas realizoi për 3:0.
32-vjeçari në 13 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime.
Goli i Muriqit:
Vedat muriqi makes it three
https://t.co/Tb0wThz1RD
Dy golat e tjerë për Fenerin i shënuan Romelu Lukaku dhe Kerem Akturkoglu.
Ndërkohë ndeshjen tek Alanyaspori e kompletuan Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj.
Fenerbahçe ka 16 pikë dhe është lartë në tabelë.