Galatasaray nuk ka gabuar në xhiron e shtatë të elitës së futbollit të Turqisë dhe ka fituar 3:1 ndaj Kasimpashas të premten mbrëma.
Fitoren e arriti me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.
Abdulkerim Bardakci shënoi për 1:0 në fundin e pjesës së parë, ndërsa Lucas Torreira i Galatasarayt në minutën e 65-të u përjashtua me të kuq nga loja.
Për 1:1 shënoi Jesuran Rak-Sakyi tre minuta më pas.
Baris Yilmaz në minutën e 90-të dhe Mario Lemina në minutën e 96-të, i shënuan golat e fitores për vendësit.
Galatasaray i pari i ka 16 pikë, gjashtë më shumë se Kasimpasha.