Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani ftohet në përfaqësuese

Albion Rrahmani është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës. Sulmuesi i Ballkanit nuk ishte në listën e publikuar të hënën nga selektori Alain Giresse.
Ai nuk ishte po ashtu në stërvitjet e tri ditëve të para të grumbullimit. FFK-ja të dielën ka njoftuar për ftesën për Rrahmanin, ndërsa nuk ka njoftuar që mungon dikush.
Sulmuesi Rrahmani ka shënuar 21 gola për Ballkanin në edicionin e fundit në Superligën e Kosovës. Ai ishte i grumbulluar edhe në muajin mars.

Artikuj të ngjashëm