Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Romero do të mbetet gjatë te Lazio

Mesfushori Luka Romero nuk do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni, por do të mbetet pjesë e ekipit italian edhe për një periudhë të gjatë.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën se Romero ka arritur marrëveshje me Lazion për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

Me rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare së shpejti, Romero do të mbetet te Lazio deri në verën e vitit 2027.

Po ashtu, ai do të ketë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. 18-vjeçari është pjesë e Lazios prej vitit 2021, ndërsa këtë sezon ka shënuar 1 gol në 10 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm