Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani firmos me talentin Romero

Luka Romero është lojtar i ri i Milanit. Klubi i madh italian njoftoi të enjten se ka firmosur me argjentinasin e mesfushës deri në qershor të vitit 2027.

Romero është 18-vjeçar dhe luan kryesisht si mesfushor ofanziv. Romero është zhvilluar te Mallorca, ndërsa ka debutuar në vitin 2020.

Ai u transferua te Lazio në vitin 2021 dhe ka luajtur 21 ndeshje me ekipin nga Roma. Te Milani do ta mbajë fanellën me numër 18.