Tinejxheri që vlerësohet sensacion në Itali, Francesco Camarda, ka vendosur të qëndrojë te Milani për kohë të gjatë.
Ai të premten nënshkroi kontratë të vlefshme deri në vitin 2031.
Në grupmoshat e reja, Camarda ka realizuar plot 485 gola në vetëm 89 ndeshje.
Ai është lojtari më i ri që ka luajtur në histori të Serie A. Me 15 vjet e 260 ditë, luajti nga minuta e 83-të në fitoren 1:0 ndaj Fiorentinas në vitin 2023.
Në edicionin 2025/26 ishte i huazuar te Lecce për ta vazhduar zhvillimin. Camarda tani është 18-vjeçar.