Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Romeron

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mesfushorin Luka Romero, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me Lazion për rinovimin e kontratës.

“Calciomercato” shkruan të enjten se Milani është në negociata me 18-vjeçarin, të cilit i ka ofruar kontratë pesëvjeçare për ta bindur që të transferohet në “San Siro”.

Romero ka kontratë me Lazion deri në fund të këtij muaji dhe skuadrës së Milanit mund t’i bashkohet si lojtar i lirë.

Romero dëshiron të largohet nga Lazio, pasi edicionin e fundit nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme.

Ai ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa Lazios iu bashkua në vitin 2021 nga Mallorca.