Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luis Alberto rinovon kontratën me Lazion

Mesfushori Luis Alberto nuk do të largohet këtë verë nga Lazio, pasi me ekipin italian ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. “Gazzetta dello Sport” shkruan të enjten se palët tashmë janë dakorduar për rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare brenda pak ditëve.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025, Alberto do të jetë pjesë e Lazios deri në vitin 2027 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4 milionë eurosh.

30-vjeçari edicionin e shkuar tregoi paraqitje të mira, duke detyruar Lazionta mbajë në radhët e veta për një periudhë edhe më të gjatë. Në 44 ndeshje të luajtura, spanjolli shënoi 7 gola dhe bëri 8 asistime në të gjitha garat.

Alberto iu bashkua Lazios në vitin 2026, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Liverpooli, Deportivo La Coruna, Malaga e Sevilla.

Artikuj të ngjashëm