Mesfushori Luis Alberto do të largohet nga skuadra e Lazios këtë verë. Largimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Maurizio Sarri, i cili ka thënë se spanjolli ka vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.
Krahas interesimit në Spanjë, 30-vjeçari po monitorohet edhe nga skuadra e Juventusit pas paraqitjeve që mira që i ka treguar këtë edicion.
Alberto ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 7 herë në 42 ndeshje për Lazion, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Liverpooli, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Deportivo La Coruna, Malaga e Sevilla.