Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alberto rinovon kontratën me Lazion

Luis Alberto ka rinovuar edhe për dy vjet kontratën me skuadrën e Lazios, kanë njoftuar të enjten mediumet italiane.

Me rinovimin e kontratës që i skadonte në vitin 2025, mesfushori do të jetë pjesë e Lazios deri në vitin 2027.

Ai do të ketë pagë vjetore prej 4 milionë eurosh dhe vlerësohet ndër lojtarët kryesor këtë edicion në ekip.

30-vjeçari iu bashkua Lazios në vitin 2016 nga Liverpooli dhe me ekipin italian ka fituar tre trofe, një kupë dhe dy Superkupa të Italisë.

Këtë edicion, Alberto ka 2 paraqitje në Serie A, ku e ka bërë 1 asistim.

Në edicionin e shkuar, Alberto ndihmoi Lazion të dalë nënkampion i Italisë, ku në 35 ndeshje kampionale shënoi 6 gola dhe bëri 7 asistime.

Artikuj të ngjashëm