Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alberto rinovon kontratën me Lazion

Luis Alberto nuk do të largohet nga Lazio, pasi tashmë ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për dy vjet të tjerë.

“Calciomercato” bën të ditur se zyrtarizimi i kontratës së re të spanjollit te Lazio do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Me rinovimin e kontratës që i skadonte në vitin 2025, Alberto do të jetë pjesë e Lazios deri në verën e vitit 2027 dhe do të ketë pagë dukshëm më të lartë.

Te skuadra italiane vlerësojnë lart 30-vjeçarinton, i cili edicionin e shkuar, në të cilin Lazio doli nënkampion, ishte ndër lojtarët më të dalluar në ekip.

Në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Alberto shënoi 7 gola dhe bëri 8 asistime për Lazion, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm