Spanjolli Luis Alberto nuk do të largohet nga Lazio këtë verë, pasi do të mbetet pjesë e klubit të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten se drejtuesit e Lazios do të refuzojnë të gjitha ofertat për mesfushorin, i cili këtë edicion është shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesorë në ekip.
30-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 5 herë deri më tani këtë edicion, ndërsa me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Liverpooli.