Pasi Eintracht Frankfurti hoqi dorë nga transferimi i tij, skuadra e Romës ka siguruar shërbimet e mesfushorit Housseam Aouar, kështu shkruan “Gazzetta dello Sport” të mërkurën. Bëhet e ditur se Roma parimisht ka arritur marrëveshje me mesfushorin, i cili është pajtuar me kushtet e ofruara.
Atij i është ofruar kontratë pesëvjeçare për ta vazhduar karrierën në Itali. Aouar te Roma do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontratë me Lyonin, ekip për të cilin luan prej vitit 2017.
24-vjeçari këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Lyoni, për shkak se ka refuzuar rinovimin e kontratës, ndërsa ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat.