Skuadra e Romës i ka bërë ofertë zyrtare Lyonit për shërbimet e mesfushorit Houssem Aouar. “L’Equipe” ka raportuar të hënën se Roma ka ofruar 15 milionë euro për transferimin e mesfushorit këtë verë.
Aouar pritet të largohet nga Lyoni dhe pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho. 23-vjeçari është produkt i akademisë së Lyonit dhe është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2016.
Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023, kurse sezonin e fundit shënoi tetë gola dhe asistoi katër herë në 44 paraqitje në të gjitha garat. Aouar ka edhe një ndeshje me Përfaqësuesen e Francës.