Skuadra e Romës po synon transferimin e mesfushorit Houssem Aouar gjatë afatit kalimtar të janarit. “Calciomercato” ka raportuar të enjten se Roma edhe zyrtarisht ka nisur negociatat me Lyonin për Aouarin, i cili nuk bën pjesë në planet e ekipit francez.
24-vjeçari pritet të largohet nga Lyoni në fillim të vitit të ardhshëm për shkak se ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.
Për t’iu bashkuar Romës, thuhet se Aouar po kërkon pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Këtë edicion, ai ka një gol të shënuar në tri paraqitje kampionale.
Artikuj të ngjashëm