Mesfushori francez Houssem Aouar pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Romës në afatin kalimtar të janarit, përcjellë “Calciomercato” të premten.
Bëhet e ditur se Roma parimisht ka arritur marrëveshje me 24-vjeçarin dhe po negocion me Lyonin për lirimin e tij.
Aouar nuk bën pjesë në planet e klubit francez, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.
Kështu që, Roma për kartonin e tij është gati të ofrojë rreth dhjetë milionë euro. Aouar këtë sezon ka vetëm një paraqitje për Lyonin, ekip për të cilin luan prej vitit 2016.
Krahas Romës, interesi për Aouarin kanë shfaqur edhe Juventusi, Atletico Madridi, Sevilla e Betisi.