Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma siguron Aouarin

Mesfushori Houssem Aouar do të jetë përforcimi i parë i Romës në afatin kalimtar të verës, ka bërë të ditur të hënën “Sky Sports Italia”.

Mësohet se Roma tashmë ka arritur marrëveshje me 24-vjeçarin, e cila do të bëhet zyrtare këtë muaj.

Aouar te Roma do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me skuadrën e Lyonit. Ai me ekipin italian, do të firmos kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimin për vitin e pestë.

Këtë edicion, Aouar ka regjistruar vetëm 11 paraqitje për Lyonin, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim. Ai është produkt i akademisë së Lyonit, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2017.