Mesfushori Houssem Aouar mund të jetë përforcimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka nisur kontaktet me Lyonin për Aouarin, i cili pritet të largohet gjatë këtij muaji.
Te Lyoni po kërkojnë 15 milionë euro për mesfushorin që në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë. Aouar ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin francez dhe po dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.
24-vjeçari ka shënuar një gol në shtatë paraqitje kampionale këtë sezon, ndërsa krahas Juventusit po kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e Romës.