Roma është duke përgatitur ofertë për të transferuar sulmuesin anësor spanjoll të Chelseat, Pedro Rodriguez, njofton “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.net.
Pedro 32-vjeçar do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij stinori. Roma është e gatshme t’i ofrojë Pedros kontratë me pagë vjetore prej tre milionë euro plus bonuset.
Pedro më herët ka njoftuar se planifikon të largohet nga Chelsea. Ai është paraqitur vetëm nëntë herë në Premier League këtë stinor nën direktivat e trajnerit Frank Lampard.
Pedro ka luajtur 65 ndeshje për Spanjën dhe ka kontribuar në 17 gola. Ai me Spanjën ka fituar titullin e botës dhe të Evropës.
Gjatë karrierës sulmuesi ka fituar me Barcelonën pesë herë La Ligan, tri herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë Kupën e Spanjës, ndërsa me Chelsean ka fituar Premier Leaguen dhe FA Cupin.