Sulmuesi spanjoll, Pedro do të jetë pjesë e skuadrës së Lazios edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Pedro pritet ta rinovojë kontratën me Lazion, pasi tashmë palët kanë filluar negociatat.
Mësohet se marrëveshja në parim është arritur dhe mund të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Pedro ka kontratë me Lazion deri në fund të këtij sezoni, ndërsa me rinovimin e saj do të mbetej pjesë e klubit deri vitin tjetër me opsionin e vazhdimit.
35-vjeçari është pjesë e Lazios prej vitit 2021, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea e Barcelona. Ai ka 7 gola e 5 asistime këtë edicion në 39 ndeshje të luajtura për Lazion.