Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedro rinovon kontratën me Lazion

Starti i mirë i Pedros këtë edicion te Lazio ka impresionuar të gjithë, ndërsa krerët e klubit italian tashmë i kanë ofruar spanjollit rinovimin e kontratës.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën se Pedro parimisht ka arritur marrëveshje me Lazion për rinovimin e kontratës që do të bëhet zyrtare së shpejti.

Me rinovimin e kontratës, Pedro do të jetë pjesë e Lazios deri në verën e vitit 2024, si dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

35-vjeçari ka një gol e një asistim në dy paraqitje këtë edicion në Serie A.

Ai iu bashkua Lazios vitin e shkuar nga Roma dhe kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni.

Artikuj të ngjashëm